Princi Harry ka treguar disa detaje nga takimi i tij me Mbretëreshën Elizabeth II pas largimit nga jeta mbretërore.

Pas dy vitesh  Princi Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle vizituan Mbretëreshën në Kështjellën Windsor për herë të parë si çift që pas transferimit në SHBA.

Ata ishin rrugës për në Holandë për Lojërat “Invictus 2022”, ndërsa vendosën të bënin një ndalesë për të vizituar mbretëreshën.

“Ajo kishte shumë mesazhe për Ekipin e Mbretërisë së Bashkuar, të cilat unë ua kam përcjellë tashmë shumicës së tyre. Pra, ishte e mrekullueshme ta shihja atë. Unë jam i sigurt se ajo do të donte të ishte këtu nëse do të mundte”, tha Princi Harry për BBC rreth takimit.

Harry është kthyer i vetëm në Mbretërinë e Bashkuar për funeralin e Princit Philip në prill 2021 dhe më pas për zbulimin e statujës së Princeshës Diana në korrik të po të njëjtit vit.

Harry dhe Meghan hoqën dorë nga postet e familjes mbretërore dhe u transferuan në Amerikën e Veriut në vitin 2020.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA