Renditja/ Elbasani i bën “nder” Teutës, durrsakët kryesojnë të vetëm, Vllaznia në krizë të thellë. Si paraqitet situata në Superiore pas javës së katërt Partia Socialiste thotë se do të nisë konsultimet për kreun e ri të Shtetit, megjithëse dy të mandatuarit e Edi Ramës, Taulant Balla dhe Elisa Spiropali treguan se i kanë votat ta zgjedhin presidentin me 71 vota.
“Hapje e gjithëpërfshirje. Pasdite ora 15:00 e Merkurë në një takim të parë. Nuk kanë ndodhur takime të tjera. Ky do të jetë takimi i parë. Konsultime grupet parlamentare të opozitës në një takim të martën pasdite, Alibeaj, Mesila Doda dhe Fatmir Mediu këtu në zyrat e kuvendit.”
Ndër emrat e përmendur, mungonte ai i te rikthyerit te madh, Sali Berishes. Por per socialistet rithemelimi i pd, nuk eshte arsye as e nevojshme, as e mjaftueshme per te ulur doktorin ne tavoline.
“Konsultime brenda kuvendit sic e kërkon kushtetuta. Nuk di të ketë një grup parlamentar Grup Themelimi. Nëse do të kishte do të ishte grupi 5 i konsultimit.”
Krahas zarfeve me tre propozime të deputetëve socialist që do të admistrohen e hapen këtë të martë, në këtë proces shumica e Edi Ramës, fton per here te pare qytetarët të dërgojnë propozimet e tyre përmes postës elektronike, sikurse do të dëgjohet në një takim të posacëm edhe shoqëria civile. Shpresa qe zeri i tyre te degjohet, me shume se nga cilësia e internetit, do te varet nga vullneti i kryeministrit ne diten kur do te lexoje, nese do te lexoje, propozimet e tyre.
Top Channel