Turqia publikon pamje të sulmeve të ushtrisë në veri të Irakut (VIDEO)

18/04/2022 16:14

Ministria turke e mbrojtjes ka publikuar pamje të ofensivës së saj ushtarake kundër forcave kurde në veri të Irakut.

Ankaraja nisi dje fushatën më të fundit kundër militantëve që i konsideron terroristë.

Turqia është anëtare e NATO-s dhe quante sulmin e saj “operacion special.”

Në pamjet video shiheshin avionë gjuajtës, helikopterë sulmi dhe artileri. Forcat tokësore turke shiheshin gjithashtu në veprim gjatë pamjeve të xhiruara në shumicën e rasteve me shikim në errësirë.

Operacioni turk përtej kufirit godiste militantët kurdë në veri të Irakut.

Ankaraja e konsideron Partinë Punëtore Kurde (PKK) dhe njësitë e mbrojtjes popullore kurde (YPG) organizata terrorist. Operacioni i djeshëm fokusohej në rajonet e Metina, Zap, e Avasin-Basyan, sipas autoriteteve ushtarake turke.

FOTO GALERI
1/3
Në pamjet video shiheshin avionë gjuajtës, helikopterë sulmi dhe artileri.

Top Channel