Rasti i iranianes së rrëmbyer nga policët e rremë në Kanada, habit autoritetet (fotot)

18/04/2022 16:50

Tre muaj pas rrëmbimit të Elnaz Hajtamiri, hetuesit nuk kanë përcaktuar ende asnjë motiv dhe nuk kanë marrë asnjë kërkesë për para në këmbim të lirimit.

Një natë të ftohtë dimri, tre burra të armatosur të maskuar si oficerë policie erdhën në një shtëpi në një qytezë kanadeze, duke thënë se kishin një urdhër arresti për gruan 37-vjeçare që jetonte aty.

Pasi u përleshën me pronarin e shtëpisë, ata morën gruan të lindur në Iran, Elnaz Hajtamiri, duke e tërhequr zbathur në dëborë drejt makinës së tyre, dhe u larguan në errësirë.

Tashmë tre muaj më vonë policia thotë se nuk e ka idenë ku ndodhet Hajtamiri, në cështjen që ka habitur hetuesit.

“Nuk kishim parë ndonjëherë rast të tillë,” tha kreu i policisë së Ontario, Martin Graham duke shtuar se nuk kanë marrë asnjë kërkesë shpërblese dhe as nuk kanë lokalizuar makinën e bardhë Lexus SUV që u përdor në rrëmbimin e 12 Janarit.

“Në shpresojmë që Elnaz të jetë gjallë,” tha Graham. “Por frika ime është se nuk është kështu.”

Policia tha se kishte kontaktuar me komunitetin iranian në Toronto e Montreal teksa zgjerojnë kërkimet e tyre. Kësaj jave hetuesit thanë se një sulm brutal ndaj Hajtamiri në dhjetor, mund të ketë lidhje me rrëmbimin e saj.

Dy javë para rrëmbimit ajo ishte sulmuar në garazhin e shtëpisë së saj në veri të Toronto. Sulmuesit e rrahën me mjete të forta dhe i shkaktuan plagë serioze që kërkuan shumë qepje në kokë. Policia tha më vonë se kishin zbuluar disa mjete gjurmimi në makinën e saj.

Pas sulmit të dhjetorit Hajtamiri prej frikave të sigurisë ishte zhvendosur një plazh në veri të  Toronto. Herën e fundit ajo ishte parë në komunitetin bregdetar më 10 janar, për të marrë sendet e saj në polici.

Dy ditë më vonë ajo ishte rrëmbyer.

Në fund të janarit policia arrestoi ish-të dashurin e gruas Mohamad Lilo, me të cilin ajo ishte ndarë në tetor, por tashmë thonë se nuk besojnë se është i përfshirë në rrëmbimin e saj.

Hajtamiri, e cila quhej gjithashtu Tamiri, emigroi në Kanada rreth katër vjet më parë pasi i vdiq burri. Ajo nisi një kompani të prodhimit të ëmbëlsirave pasi ishte larguar nga biznesi i import-eksportit.

Në nxitjen e fundit për informacion , policia vendase ka publikuar një video të Fariba Hajtamiri, nëna e Elnaz, e cila lutej për lirimin e saj. Fariba, e cila jeton ende në Iran, tha se jeta e familjes është bërë “e dëshpëruar”.

FOTO GALERI
1/3
Tashmë tre muaj më vonë policia thotë se nuk e ka idenë ku ndodhet Hajtamiri, në cështjen që ka habitur hetuesit.

Top Channel