Mikroplastika gjenden për herë të parë thellë në mushkëritë e njerëzve (fotot)

18/04/2022 21:18
Mostrat u morën nga 13 pacientë që do të kryenin kirurgji dhe kontaminimi i gjet në të paktën 11 prej tyre

Ndotje mikroplastike e vendosur thellë në mushkërinjtë e njerëzve të gjallë është gjetur për herë të parë thuajse në të gjitha mostrat e analizuara nga studiuesit.

Mostrat u morën nga 13 pacientë që do të kryenin kirurgji dhe kontaminimi i gjet në të paktën 11 prej tyre, thuhet në raportin e publikuar nga e përditshmja britanike The Guardian.

Studimi tregonte se plastiket më të pranishme ishin ato të përdorura në paketimet, tubat e shishet.

Rezultatet ishin të ngjashme me mikroplastika të shumta të gjetura në trupin e njeriut gjatë autopsive.

Është ditur dhe më parë që njerëzit janë në kontakt me mbetjet plastike por ato që përfundojnë në stomakun e tij, sic ndodh në rastin kur merren nga uji apo ushqimi, janë shumë më pak të dëmshme se ato që merren nga ajri dhe mbeten në mushkëri.

Mikroplastika të shumta janë dalluar për herë të parë në gjakun e njeriut në mars të vitit të kaluar, çka tregon se ato mund të udhëtojnë nëpër trup dhe më pas të vendosen në organet e njeriut.

Ky është një fenomen relativisht i ri dhe pasojat e tij nuk njihen zyrtarisht.

Por studiuesit shqetësohen se këto mikropjesëza dëmtojnë qelizat njerëzore dhe mund të shkaktojnë miliona vdekje çdo vit.

“Ne nuk prisnim të gjenim një numër kaq të madh pjesëzash në pjesën e poshtme të mushkërive”, tha Laura Sadofsky e universitetit britanik Hull York. “Është e çuditshme se ato janë më të vogla në pjesët më të poshtme ku ne mendonim se ato do të filtroheshin ose do të mbesnin tjetërkund para se të arrinin kaq thellë”.

“Të dhënat janë një avancim serioz në ndotjen e ajrit dhe në shëndetin njerëzor”, shtoi ajo.

Studimi i vrazhdë është pranuar për publikim në revistën Science of the Total Environment, dhe analizon pjesëza deri në 0.003mm që me anë të spektroskopisë studiojnë tipin e plastikës e gjithashtu nivelin e ndotjes së sfondit të tyre mjedisor.

FOTO GALERI
1/2
Ndotje mikroplastike e vendosur thellë në mushkërinjtë e njerëzve të gjallë është gjetur për herë të parë thuajse në të gjitha mostrat e analizuara

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA