“Garanci dhe verifikime për kandidatët”, Balla: Na duhet një President normal që na bashkon e zbaton Kushtetutën

18/04/2022 11:39

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste shprehet se të martën do të fillojë procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, që sipas tij do të jetë transparent për të gjithë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste shprehet se të martën do të fillojë procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, që sipas tij do të jetë transparent për të gjithë.

Në një deklaratë për mediet nga Ballshi, Balla tha se kandidatët do të verifikohen më parë për pastërtinë e emrit dhe figurës.

“Procesi që Partia Socialiste për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhjes se presidentit të Republikës pas shume vitesh do të jetë shumë transparent dhe një proces qe do te këtë një standard për zgjedhjen e presidentit pas kësaj radhe. Ne na duhet një president qe te respektoj normën kushtetuese, president normal dhe mbi te gjitha një president që na bashkon. Një president që përfaqëson unitetin kombëtare. Ky do te jete një proces qe fillon prej ditës së nesërme e që do të ecim përpara”, u shpreh Taulant Balla.

Mandati i Presidentit Ilir Meta përfundon më 24 Korrik 2022.

Procesin për zgjidhjen e Presidentit të ri po e udhëheq shumica e Edi Ramës përmes negociatorëve Balla, Gjiknuri e Spiropali. Problemi është te pala tjetër.

Shumë drejtues socialistë, përfshirë Taulant Ballën, kanë deklaruar vitin e shkuar, se tashmë ka ardhur koha qe presidenti të dale nga kjo parti. Deputetët socialistë kanë afat të dorëzojnë emrat e tyre të preferuar deri më 29 prill.

Nga ana tjetër, zgjedhjet presidenciale kanë sjellë një betejë tjetër mes grupimeve opozitare. Disa ditë më parë Berisha i shqetësuar u shpreh se “Lulzim Basha ka thënë se do të jetë kandidat për president”.

Edhe nëse nuk është Basha si kandidat, emri i ardhshëm i presidentit mund të kalojë përmes votave të grupit të tij. Megjithëse humbi çdo betejë, brenda dhe jashtë partisë, Lulzim Basha sot ka disa deputetë të rreshtuar pas tij. Kaq numra do të mjaftonin që presidenti i ri të zgjidhej që në raund të parë.

Vota për presidentin e Republikës do të jenë një test tjetër për vlerën reale të fitores së Sali Berishës.

Top Channel