“Duam President mbi palët, jo më një palë mes palëve”, Balla: Ulemi me grupet parlamentare të opozitës, pa asnjë parakusht

18/04/2022 13:54

Konsultimet për presidentin e ri të republikës, do të shërbejnë për hartimin e një identikiti për kreun e shtetit, dhe jo për të dalë në emra konkretë.

Konsultimet për Presidentin e ri të Republikës, do të shërbejnë për hartimin e një identikiti për Kreun e Shtetit, dhe jo për të dalë në emra konkretë.

Balla u shpreh qartë kur tha se konsultimet do të kryhen mes grupeve parlamentare, duke deklaruar prerazi se nuk ka një grup parlamentar të Komisionit të Rithemelimit, apo të LSI në Kuvend.

Pse nuk thërrisni nga Komisioni i Rithemelimit?
Historikisht në kuvendin e Shqipërisë njoh të gjitha proceset që kanë ndodhur kushtetuta paraheh konsultime brenda kuvendit. Kandidati mbështetet nga firmat e 20 deputetëve. Nuk ka një grup parlamentar me emrin Komisioni i rithemelimit, nuk ka kështu që nuk e njoh.

PS i ka votat, pse po harxhoni kohë? Keni garanci ..
Po nisim ose po kërkojmë dialog me grupet në kuvend sipas traditës parlamentar. Mund t’i merrja me radhë çfarë ka ndodhur në 2002 apo 2007 kur ka patur kontakt mes grupeve parlamentare. mendoj se të tre grupet do e respektonit.

PS i ka numrat e mjaftueshëm për ta zgjedhur presidentin por duam që ky proces të jetë në frymë sipas kushtetutës dhe të jetë standard për të ardhmen. Na duhet një president që realisht ta përfaqësojë unitetin e popullit, të jetë një kryetar shteti që i ka hije Shqipërisë dhe natyrshëm që Presidenti të jetë mbi palët, jo një palë mes palëve, sic ka qenë presidenti në largim.

Transparencë me grupet, do e shpallni rezultatin, apo do e caktojë Rama?
Është një proces që kulmon me votimin në seancë plenare. Duam që të identifikojmë cfarë duhet të përfaqësojë dhe kush duhet të jetë presidenti i ri i republikës. Opozita mund të vijë me propozimin që të jetë një përfaqësues i tyre. Nuk ka kushte në këtë dialog duam të ulemi me opozitën pa asnjë parakusht, duam t’i japim Shqipërisë një President që t’i ketë hije vendit. Mos prisni që pas cdo procesi të themi këta janë 5 të kuotuarit, ky është më pak i votuar. Në këtë aspekt duhet pak durim, por do të arrijmë të shkojmë ku duhet brenda kohës në dispozicion.

Top Channel