Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha të dielën se bisedoi me drejtoreshën e FMN-së Kristalina Georgieva për stabilitetin financiar të Ukrainës dhe rindërtimin e pasluftës.
“Kam biseduar me drejtoreshën e FMN-së Georgieva për sigurimin e stabilitetit financiar të Ukrainës dhe përgatitjet për rindërtimin e pasluftës. Tani për tani kemi plane të qarta dhe perspektiva. Jam i sigurt se bashkëpunimi mes FMN-së dhe Ukrainës do të vazhdojë të jetë i frytshëm”, shkroi Zelensky në Twitter.
Më herët, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal njoftoi se do të merr pjesë në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington javën e ardhshme, ku do të kërkojë ndihmë financiare shtesë për Ukrainën.
Discussed with IMF Managing Director @KGeorgieva the issue of ensuring Ukraine’s financial stability & preparations for post-war reconstruction. We have clear plans for now, as well as a vision of prospects. I’m sure cooperation between the IMF & 🇺🇦 will continue to be fruitful.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 17, 2022
Ushtria ruse në Ukrainë ka shkaktuar dëme të pallogaritshme për momentin pasi sulmet vazhdojnë dhe disa qytete janë shkatërruar nga bombardimet që i kanë marrë jetën mijëra ukrainasve, shumica civilë.
Top Channel