Zgjedhjet për kryetar të PD-së në Patos, Luan Baçi: Nuk ka vend për kontestim!

17/04/2022 10:48

Partia Demokratike në degën Patos, këtë të diel zhvillon zgjedhjet për kryetar.

Votimi ka nisur në orën 09:00 dhe pritet të mbyllet në orën 17.00.

Procesi i votimit zhvillohet te zyrat e reja të Partise Demokratike në qytetin e Patosit. Në këtë garë janë dy kandidatë, Ardjan Rama dhe Shezai Ymeraj.

Sipas deputetit Luan Baci, të deleguarit të Partise Demokratike, ky është një proces qe nuk ka vend për kontestim.

Baci u ndal edhe tek platforma Alibeaj, e prezantuar një ditë me parë, platformë e cila sipas tij, është përçarëse për bazën e PD.

Edhe në degën e Patosit, procesi kryhet në bazë të parimit një anëtar një vote, ndërsa administrohet nga një komision, anëtarët votojnë në dy dhoma të fshehta.

Top Channel