18 degë të Partisë Demokratike votuan për të zgjedhur kryetarin e ri, në procesin e zgjedhjeve të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, i drejtuar nga Sali Berisha.

Procesi i votimit u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00 në Cërrik, Patos, Gjirokastër, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Tepelenë, Pogradec, Kukës, Has, Vlorë, Delvinë, Sarandë dhe disa degë të Tiranës: Kavaja, Kamza, dega 3, dega 9 dhe dega 13.

Në kryeqytet, Gëzim Demushi u shpall kryetar i degës 3. Anëtarësia e degës 9 votoi Eda Grimcin, ndërsa demokratët e degës 13 votuan Arsen Valisi që grumbulloi 61% të votave. Hysen Kadiu u zgjodh kryetari i ri i Partisë Demokratike në Kavajë. Arjan Hoxha do të jetë kryetari i ri degës së PD-së në Kamzë, pasi ka marrë 788 vota.

Kryetar i PD dega Kukës u shpall Admir Behlul Sinamati me 91% të votave. Në degën e Hasit, fitues i degës blu u shpall Elez Maçi.

Pas numërimit të fletëve të votimit të demokratëve, në Cërrik fituese u shpall Nadire Asllani me 78% të votave.

Eris Shehaj u zgjodh kryetar i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër. Ai mori 348 vota përballë 268 votave që grumbulloi kandidati tjetër Daniel Sino. Kryetar i PD-së, dega Përmet u shpall Arson Kleanthi Lipe me 81 % të votave, ndërsa në Këlcyrë kryetar i degës u shpall Arjan Kasa me 92% të votave.

Në Tepelenë, kryetar i degës së të djathtëve u shpall Malo Hydai Sadikaj me 87% të votave.

Kryetar i degës së PD-së në Memaliaj u shpall Bujar Pasho Kapllani me 87.7% të votave, ndërsa në Patos fitoi Shezaim Ymeraj me 69% të votave.

Në degën e PD Pogradec, kryetar do të jetë Genti Çela, i cili ka marrë 379 vota përballë rivalit të tij, që ka marre 312 vota.

Vlorë, fitues u shpall Atird Hoxha ndërsa në  Sarandë, fituese u zgjodh Manjola Nikollo me 73% të votave.

Zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë janë zhvilluar në disa nga degët e PD-së në vend, ndërsa pritet që procesi në vazhdojë në ditët në vijim. Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn. Vetë kryetari i komanduar i PD-së, Alibeaj është shprehur se në këtë mënyrë, Berisha po e thellon përçarjen në PD dhe nuk po kontribuon në bashkimin e partisë, ashtu sikurse ish-kryeministri pretendon.

Top Channel