Artistët presin jashtë derës në Komisionin e Kulturës/ Zhupa kritikon Ramën për OKB-në dhe Këshillin e Sigurisë, Malaj i përgjigjet
28/09 15:54
Rreth 1242 votues me të drejtë vote po zgjedhin sot kreun e ri te Partisë Demokratike dega Vlore.
Procesi i votimit ka nisur në normalitet prej orës 08:00 të mëngjesit dhe do të zhvillohet deri në orën 18:00 të mbrëmjes në pallatin e kulturës Laberia në Vlorë.
Genc Deromemaj, kreu aktual i PD Vlorë,dhe anëtar i komisionit të rithemelimit është shprehur se procesi po shkon mirë dhe ka pjesëmarrje të konsiderueshme.
Të drejtën e votës e kanë anëtarët e Partisë Demokratike prej vitit 1990 dhe votohet për katër kandidatët Atird Hoxhaj, Edmond Banushaj, Fatjon Fejzaj dhe Lorenc Danaj.
Top Channel