“Po përdorin listat e Bashës”/ Tërhiqet nga gara kandidati për kreun e PD-së në Kukës

17/04/2022 09:44

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike në Kukës, Irel Elezi është tërhequr nga gara, vetëm pas orë pas nisjes së votimit.

Përmes një reagimi në Facebook, Elezi shprehet se listat e votimit të anëtarësisë, nuk përputhen me ato të qershorit dhe sipas tij, “Rithemelimi” po operojnë me listat e Lulzim Bashës.

Manipulimin e garës dhe të listave, ai i rendit si arsyet përse ka dhënë dorëheqjen si kandidat për marrjen e PD-së në Kukës.

Meqenëse ditën e djeshme pas marrjes se listave te votimit te antaresise, kam verifikuar se ato nuk përputhen me listat e qershorit 2021, mbi 200 emra.

Per rrjedhoje i kërkova grupit rithemelimit listat e hartuara nga grupi i themelimit gjate procesit riorganizimit pas kuvendit te dates 11 dhjetor.

Ata pohojnë se nuk kane hartuar lista gjate këtij procesi.

Per rrjedhoje këto janë duke operuar me listat e Lulzim Bashes dhe nuk deklarojnë origjinën e tyre.

I kërkova komisionit te nderprese procesin qe para fillimit dhe te verifikojmë origjinën e këtyre listave.

Dorëzova ankimimin pranë komisionit , ne rast te vazhdimit te njëanshëm deklaroj:

Tërheqjen nga gara per arsye te manipulimit te listave dhe të garës“, sqaron Elezi.

Rithemelimi po zhvillon zgjedhjet sot në degën Pogradec, Sarandë, Delvinë, Patos, Kukës dhe Vlorë.

Top Channel