Gjatë procesit në Patos deputeti Luan Baçi sulmoi platformën Alibeaj, e cila sipas tij, është përçarëse për bazën e PD-së.
Ndërkohë nga Shkodra, deputeti Zef Hila, qe ishte aq besnik i Bashës, sa e kandidoi megjithëse kishte probleme me dekriminalizimin i del kundër Alibeajt duke publikuar qëndrimin e tij në një status në “Facebook”. Patforma sipas tij, lë shumë hapësira dhe krijon “ngërçe”, të cilat nuk zgjidhin por përkeqësojnë situatën në radhët e demokratëve.
“Grupi parlamentar i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021 duhet të jetë unifikues, duke filluar me shfuqizimin e çdo vendimi për përjashtim të deputetëve të grupit parlamentar.
Të gjithë demokratët duhet të jenë të bashkuar nën një sigël të vetme të Partisë Demokratike. shkruan Hila me të cilin shkon zbret në 29 numri i deputeteve përkrahës të platformës dhe Alibeajt vetë”.
Top Channel