Irel Elezi hoqi dorë disa minuta pasi nisi votimi, Admir Sinamati shpallet kryetar i degës së PD-së në Kukës

17/04/2022 19:14

Nga sot Partia Demokratike Kukës do të drejtohet nga Admir Sinamati, i shpallur fitues me 669 vota.

Ai garoi i vetëm, pasi kandidati Irel Elezi, një orë pas fillimit të procesit u tërhoq nga gara.

Sinamati mori me 669 vota, ndërsa rivali i dorëhequr Irel Elezi mori 58 vota. 5 vota u shpallën të pavlefshme.

Admir Sinamati është pjesë e grupit të Rithemelimit të PD-së. Ndërsa Elezi është zë kritik brenda strukturave. Në shume raste ai ka qenë kundër Lulzim Bashës, por dhe tani me grupin e Rithemelimit, kundërshti që u thellua sot dhe me tej. Irel Elezi, u tërhoq nga gara për shkak të manipulimit të listave të emrave.

Anëtarësitë e 18 degëve të Partisë Demokratike votuan këtë të diel për të zgjedhur kryetarin e ri, në procesin e zgjedhjeve të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, i drejtuar nga Sali Berisha.

Top Channel