Pas akuzave të forta se Astriti e ka përdorur, duke pasur shoqëri me Albin jashtë programit, Alesja është përballur me djalin në Për’puthen Prime.
Një përballje e ashpër mes tyre, ndërsa vajza e akuzon se ai po hakmerret sepse ajo e refuzoi në program.
Por Albi i thotë se nuk është e vërtetë, sepse ajo është një kapitull i mbyllur.
Alesja: Në këtë situatë që jemi ne ti je djali më i mirë, por dihet që nuk është kjo. Ti po ndërhyn tek Alesja këtu.
Albi: Me tha Astriti duke qenë se ti ke dalë me Alesjan a do ishte problem se unë kam pëlqim. Unë i kam thënë që kapitulli im me Alesjan është mbyllur. Sjellja jote është fotokopje me çdo djalë në takime sjellja jote.
Albi: Ti je këtu vetëm për kamerën.
Alesja: Ti je për kamerën se u harrove si personazh.
Albi: Iluzionet janë të tuat, ne jetojmë në realitet.
Alesja: Pse merresh me mua pse i mëson shokët e tu të vijnë këtu. Ti i përdor ata.
Albi: Unë nuk dua të të shoh keq as të dëmtuar , thjesht shkëputu nga historia.
Alesja: Ti shkëputu, se më je bërë hije Albi këtu Albi aty. Ti e di shumë mirë se sa i sinqertë ke qenë me Alesjan.
Albi: Je e sigurt?
Alesja: Mos mashtro veten tënde. Je goxha djalë, por dita ditës mendoj qe ti thjesht mashtron veten tënde.
Albi: Koha do ta vërtetojë se ti nuk del çift nga ky program, ti nuk ke ardhur këtu për tu përputhur.
Alesja: Një gjë ta dish, gjithçka do të dalë. Ti ose do të hakmerresh ose je me fiksimet e tua, ose do që në fund fare Alesja të dalë tek që të gjithë të thonë ajo refuzoi Albin.
Albi: Ti je fasadë.
Alesja: Ti je fasadë, unë jam origjinale. Ti do të hakmerresh.
Top Channel