Spektakël në “Wembley”, Liverpool luan vetëm një pjesë dhe kalon në finale

16/04/2022 18:44

Spektakël, raste, gabime dhe plot 5 gola në gjysmëfinalen e FA Cup mes Manchester Cityt e Liverpoolit në “Wembley”, me “the reds” që ia dalin të triumfojnë me shifrat 2-3 dhe të kalojnë në finale, duke mbajtur gjallë shpresat për të fituar të katër trofetë e mundshëm këtë sezon.

Ibrahima Konate hapi serinë e golave për “the reds”, që më pas shënuan edhe dy herë të tjera me anë të Sadio Mane, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin e tre golave dhe me një këmbë në finale.

Megjithatë “citizens” nuk mund të dorëzoheshin kurrsesi dhe Jack Grealish shënon menjëherë pas startit të pjesës së dytë, ndërsa në minutën e 90’ është Bernardo Silva që hap ndeshjen, por pa rezultat.

Shtesa ishte vërtetë emocionuese, me Manchester City-n që flirtoi dy herë me golin e barazimit, ndërsa në krahun tjetër Salah e Firmino humbën mundësinë e golit të katërt. Vërshëllima finale la në fuqi rezultatin 2-3, me Liverpoolin që kalon në finale, ku do të përballet me fituesen e çiftit Chelsea-Crystal Palace./Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA