Procesioni i Pashkëve, Papa: Zoti të ndalojë dorën e ngritur të vëllait kundër vëllait! 

16/04/2022 12:21

Ktheji zemrat tona rebele në zemrën tënde, që të mësojmë të ndjekim projektet e paqes; bëji kundërshtarët që të shtrëngojnë duart e të gëzojnë faljen reciproke; çarmatose dorën e ngritur të vëllait kundër vëllait, që aty ku ka urrejtje, të mund të lulëzojë harmonia.

Me këtë lutje Papa Françesku drejtoi Via Crucis pranë Koloseut, kremtimi më i fashëm i Pashkës së Madhe, që kthehet në normalitet pas pandemisë. Normale megjithatë, mund të jetë vetëm nga pikëpamja shëndetësore sepse kjo Pashkë shënjohet nga zhurma shurdhuese e bombave në Ukrainë.

Prej dy vitesh, për shkak të koronavirusit, Via Crucic nuk kremtohej pranë monumentit symbol të krishtërimit në Romë, ku shumë njerëz u vranë vetem sepse ishin të krishterë e nuk hiqnin dorë nga besimi i tyre. Kryqin në ndalesën e fundit e cuan së bashku Irina, infermiere ukrainase, dhe Albina, studente pasuniversitare ruse. Ati i Shenjtë ftoi në fjalën e tij që shpresa të mos humbasë.

“Ky është urimi im, që të vazhdojmë të kemi shpresë, por shpresa e vërtetë që nuk zhgënjen është ajo që kërkon lotët e gëzimit, lotët e ngushëllimit… “

Më herët gjatë kësaj jave, ambasadori i Ukrainës në Selinë e Shenjtë

dhe kryepeshkopi i Kievit dënuan planin e Vatikanit që gratë ukrainase dhe ruse të mbajnë kryqin së bashku gjatë procesionit. Ata kundërshtuan projektimin e asaj që e shihnin si ide e pajtimit, teksa Ukraina është shkretuar nga lufta e nisur nga Rusia. Vatikani nuk i është përgjigjur kritikave apo nuk ka njoftuar ndonjë ndryshim në program. Procesioni përkujton vuajtjet dhe vdekjen e Jezusit, nga dënimi e deri te varrosja e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA