Përplasja për zgjedhjet në PD/ Alibeaj: Të ndalen, të njëanshme! Noka: Respekt, votës së lirë

16/04/2022 19:39

Komisioni Rithemelimit të PD-së që udhëhiqet nga Sali Berisha organizoi zgjedhje për drejtimin e strukturave lokale të Elbasanit, në Skrapar dhe disa degë të Tiranës.  Kryetari në detyrë i PD, Enkelejt Alibeaj këto zgjedhje i shikon si vazhdën e frymës së përçarjes në PD.

“Aktet e njëanshme, rruga e njëanshme, proceset e njëanshme dhe përjashtuese për mijëra dhe mijëra demokratë, nuk i shërbejnë Partisë Demokratike dhe për rrjedhojë as interesit të demokratëve”, tha Alibeaj.

Por në emër të komisionit të rithemelimit nga selia e PD Flamur Noka shprehu vendosmëri për ta çuar përpara këtë proces duke theksuar se “vendimet e kuvendit kombëtar respektohen dhe zbatohen”.

“Bashkimi vjen përmes votës së lirë. Deri më sot ajo ka qenë e vonuara e madhe. Nuk kemi më kohë për të humbur! Kush dëshiron të lidhë fatin e tij me veglat e Edi Ramës është i lirë ta bëjë, por koha e pengmarrjes së opozitës ka marrë fund!”, tha Noka.

Top Channel