Numërimi i votave ka përfunduar në vendvotimin 18 në Buhiç të Preshevës, ku Shaip Kamberi siguroi 27 vota, kurse Shqiprim Arifi 5 dhe një ka qenë e pavlefshme.

Në Serbi këtë të shtunë është përsëritur votimi në disa vendvotime. Në Luginë të Preshevës u rivotua vetëm në një qendër duke zvogëluar akoma më shumë mundësinë për përfaqësim të shqiptarëve më Parlamentin e Serbisë.

Në vendvotimin numër 18 në Buhiç të Preshevës kanë të drejtë vote kanë 289 persona. Megjithatë interesimi i shqiptarëve për të marrë pjesë në këto zgjedhje ishte i ulët.

Kështu, as Shaip Kamberi që është në garë për të fituar edhe një mandat tjetër në Kuvendin e Serbisë nuk do të mund t’i arrijë 300 votat që i duhen për të kaluar pragun.

Në këtë qendër deri në orën 15:00 votuan vetëm 8 qytetarë shqiptarë. Udhëheqësi i Koalicionit të Shqiptarëve deri tani ka arritur të mbledhë mbi 9600 vota.

Më 16 prill në Serbi u përsërit votimi në 43 vendvotime për zgjedhjet parlamentare e në 21 vendvotime për ato presidenciale. Këtë vendim nxori Komisioni Republikan Zgjedhor pasi në disa prej këtyre vendvotimeve nuk mund të përcaktohej rezultati e në të tjerat kishe parregullsi në zgjedhjet e tre prillit.

Top Channel