Eliminimi nga Vllaznia në Kupës sigurisht që i ka lënë një shije jo të mirë Partizanit dhe nga ana tjetër i ka shtuar presioninm për atë që e quajnë objektivi minimal që është zona europiane të cilën mund ta arrij vetëm nëpërmjet përballjeve direkte në këto 8 javë të mbetura nga ky sezon.
Të dielën djemt e Dirtan Mehmetit do të përballen me skuadrën e e fundit të renditjes Skëndërbeun.
Ndërkohë Dinamo vazhdon përpjekjet e saj të fundit për të bërë një mrekulli që mund t’i shpëtojë rënies nga kategtoria edhe se në këtë javë, të paktën në letër duket ta kenë të vështirë pasi përballen me Lacin e vendit të dytë.
Ndërkohë ndeshja tjetër e së dielës është ajo e dy skuadrave me gjëndje të ndryshme emocionale. Teuta u eliminua nga gjysmëfinalja e Kupës dhe nga ana tjetër Vllaznia u kualifikua pas 120 minutave plus gjuajtjes së penalltive.
Të gjitha këto ndeshej të Abisnet Superiores do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.
Top Channel