13 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.045 testime.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje. Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.216.
Në total numri i rasteve aktive është 484, ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 189 doza vaksine kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.478 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.410 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.872 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Top Channel