Teksa qeveria po përgatitet për zgjidhjen e kreut të ri të Republikës, duket se presidenti aktual, Ilir Meta nuk ka asnjë interes për pasardhësin e tij.

Gjatë një komunikate me gazetarët këtë të premte, Meta theksoi se nuk ka asnjë interes, pasi  qeveria i ka votat me mjaftueshme për ta zgjedhur dhe se nuk do të bëhet pjesë e “argëtimit”.

Meta nuk ka një emër konkret për atë që do të zërë vendin e tij, por tha se e rëndësishme është që ai të respektojë parimet, Kushtetutën dhe të mbrojë interesat kombëtare

Ilir Meta: Lidhur me çështjen e presidentit të rri, nuk përbën asnjë interes konkret për mua, është shumë e qartë që mazhoranca aktuale, për shkak të 25 prillit i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur një president të saj, nuk shoh arsye për tu bërë pjesë e një argëtimi publik lidhur me çështjen e presidentit. Siç ju kam premtuar, mandati mbaron me 24 korrik, pastaj me 25 korrik nis me angazhime të reja.

Nuk kam asnjë emër. E rëndësishme është që Presidenti apo Presidentja e ardhshme të respektojë kushtetutën të mbrojë sovranitetin të udhëhiqet nga interesi kombëtar e publik. Gjithmonë ka pasur probleme mes presidentit dhe maxharoncës. Pushteti tenton drejt kapjes së intitucionit dhe po të shikoni, koha më e paqtë ka qenë kur Ilir Meta ishte kryeministër dhe Rexhep Mejdani President. Gjithsesi në çdo rast e ardhmja do jetë krejt ndryshe nga tani, nuk do ketë me pseudoopozitë që iu ikën betejave .

Top Channel