SPAK zbarkon në doganën e Vlorës, shoqërohen katër punonjës
15/04/2022 15:39
Rreth tetë prokurorë të SPAK dhe forca policie kanë zbarkuar në doganën e Vlorës.
Ata kanë shoqëruar në komisariat katër persona, Mustafa Meçen, peshorist, Aurel Nebiun doganier i kontrollit fizik, shoferin Skënder dhe Arjan Kasemin pronar të subjektit “Këno 200”4 , i cili sjell rroba të përdorura nga Italia.
Sipas burimeve, brenda doganës kamioni ka qenë mbi peshën që kanë deklaruar , ndërkohë që kamioni nuk është hapur akoma dhe është me vulë, por mund te ketë dhe mallra të tjerë të padeklaruar.
Top Channel