Mungesa e provave i bën sanksionet të pa vlera. Kështu është shprehur se mendon Sali Berisha teksa ka komentuar gjatë konferencës së sotme sanksionet e SHBA-së për Aqif Rakipin.
Berisha tha se është pro tyre dhe i mbështet në rast se SHBA-ja disponon fakte dhe prova dhe theksoi se dënon ashpër çdo akt shitblerje të votës
“Unë kam bërë koment, kam shprehur qartë dhe haptas mendimin tim. Kam qenë jam dhe do mbetem dakord për çdo llojë sanksioni që disponon fakte, dokumenta dhe prova. Rasti konkret, nuk jam futur shumë në hollësi se po të futesha më dilte një seri drekash dhe darkash të Bashës me Aqif Rakipin, apo përpjekjet për ta futur në koalicion. Dënoj çdo akt blerje dhe shitje vote. Nuk mund të mbështes asnjë vendim që nuk ka prova. Unë dënoj çdo akt blerje dhe shitje vote. Po te flisja do isha i sinqerte, e me dilnin drekat dhe darkat me ta.”
Top Channel