Sali Berisha: Rama nuk bën dot pazare të pista me mua, nuk e tërheq dot zvarrë opozitën. Ja pse e vijoi Kongresin

15/04/2022 12:19

Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë në konferencë për mediat duke zbuluar arsyet përse Rama vijoi Kongresin dhe i bëri me dije se nuk e tërheq dot opozitën apo të bëjë pazare të pista me të.

Berisha: Çfarë e shtyu Edi Ramën të vijojë një kongres të tillë? E shtynë jo interesat e qytetarëve, jo problemet e mëdha të shkollimit, të infrastrukturës apo ekonomisë, por strikt interesat e klaneve mafioze të drogës.

Çfarë e shtyu tjetër të ecë në këtë drejtim? Frika dhe tmerri se mos skapi i opozitës mund të mendonte që t’i afrohej atij apo rrethit të tij më të ngushtë. Mund të imagjinonte të digjte në krahët e inceneratorëve organizatën e kësaj afere. Këto ishin 2 motivet që e shtynë atë të ndërmarrë një shollë të tillë të pazakontë, unik në Europën e sotme, e shtyu nga ana tjetër tmerri që ai nga opozita e vërtetë.

Ai e ka kuptuar se loja me opozitën fiktive apo peng opozitën ka marrë fund dhe e di që shqiptarët cdo ditë e më tepër po vendosin që t’i japin përgjigjen e merituar. E dinë se në garat e ardhshme, ai, shqiptarët do ta arkivojnë atë në ndërtesën e harresës së historisë.

Ai ka një problem madhor, me Sali Berishën nuk bën dot pazare të pista. Me Berishën nuk mund të tërheqë zvarrë opozitën. Ky është i gjithë problemi i tij.

Top Channel