Pas dy vitesh distancim, Princ Harry dhe Meghan Markle vizitojnë Mbretëreshën Elizabeth II në Mbretërinë e Bashkuar

15/04/2022 17:31

Princi Harry dhe Meghan Markle vendosën të thyejnë akullin e krijuar dhe vendosën të vizitojnë Mbretëreshën Elizabeth, pas dy vitesh distancë,

Çifti është në Europë për lojërat e pesta ‘Invictus’ të Princit Harry, që do të zhvillohen në qytetin holandez duke filluar këtë fundjavë.

Duka dhe Dukesha e Sussex vendosën të jetonin në shtetin e lindjes së Meghan në Kaliforni në vitin 2020, duke u tërhequr zyrtarisht nga angazhimet mbretërore.

Revista “People” shkruan se një zëdhënës i çiftit e konfirmoi se ata vizituan gjyshen e Harryt, Mbretëreshën 95 vjeçare, e cila po qëndronte në Kështjellën Windsor.

Princi Harry u kthye në Mbretërinë e Bashkuar për funeralin e e gjyshit të tij, Princit Philip në prill 2021 dhe në korrik të po të njëjtit vit vendosi së bashku me vëllain e tij Princin William të zbulonte një statujë të nënës së tij të ndjerë, Princeshë Diana.

Lojërat ‘Invictus’ të këtij viti ishin planifikuar të bëheshin në vitin 2020, por u shtynë për shkak të pandemisë COVID-19.

Kujtojmë se marrëdhënia mes mbretëreshës dhe Harryt e bashkëshortes së tij ka qenë e tensionuar prej kohësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA