Kongresi i PS, Berisha: As Partia e Punës nuk dilte kaq hapur, “Skapin” e porositi të më burgoste

15/04/2022 12:18

Një Kongres si organizata mafioze e Cosa Nostras në Itali, kështu e ka konsideruar ish kryeministri Berisha, Kongresin e PS mbajtur të shtunën e javës së shkuar.

Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se në historinë 30-vjeçare të këtij vendi, Kuvende të tilla, edhe Partia e Punës ka zhvilluar në vitet 70, po kaq të paskrupuj dhe kaq të hapur jo, përpiqeshin të maskonin diçka.

Berisha: Nuk u tha një fjalë për çmimet, as pse Rama firmosi kontratën antiligjore, e dini çdo te thotë kjo. Negocim në shpellë. Ligji shqiptar përcakton kontrata me negociata të hapur, por zyra e kryeministrit është kthyer në shpellë, e lejon kontratën e mbyllur, në negocim të mbyllur sepse juristi i organizatës kriminale, që lumturon bosët e mafias me dhjetëra hektarë tokë.

Kongresi ishte si kosa nostra, aty nuk u përcaktuan ata që do të lanin hesapet me kundërshtarët, aty u përzgjodh skapi, ata të cilët kanë pasur se një lloj dyshimi se po abuzohet duke e quajtur SPAK-un si Spakun e partisë, u  gjetën të zhgënjyer Edi Rama, që tha se SPAK është vepër e PS, fëmija i saj.

Insuticionet quheshin si armë të partisë, armë në duart e [artisë apo diktaturës. Kësaj here nuk është më diktarurë, flitet për armë të PS-së apo narko-shtetit. Krahas kësaj, nëse në shpellat e mafies diku në fund të mbledhjes merren vendimet për eleminimin e kundërshtarëve, kësaj herë kreu i organizatës kremaniale ngarko skapin e partisë, u tha se unë e dua patjetër në Burg Sali Berishën, dhe në djall opozitën. Në hisorinë 30-vjeçare të këtij vendi, të jem i sinqertë, Kuvende të tilla, edhe Partia e Punës ka zhvilluar në vitet 70, po kaq të paskrupuj dhe kaq të hapur jo, përpiqeshin të maskonin diçka.

Top Channel