“Ishte si ëngjëll, nuk kishte probleme me mëlçinë”, dëshmia e mjekes për Malenën. Komenti për nënën që dyshohet se vrau vajzat

15/04/2022 10:48

Mjekja ka zbuluar detaje për vdekjen e vajzës së vogël të Roula Pispirigou dhe Manos Daskalakis. Sipas saj, e vogla Malena nuk ndërroi jetë për shkak të dëmtimit të mëlçisë.

Në një intervistë për “Star”, drejtoresha e departamentit onkologjik të “Aglaia Kyriakou” dhe onkologja e Malenës, ka qenë  njeriu që ka vëzhguar fëmijën gjatë nëntë ditëve që ishte e shtruar në spital. Ajo tha se nuk ka pasur dëmtime funksionale të mëlçisë së Malenës.

E pyetur nëse kimioterapia mund të shkaktojë probleme të mëlçisë , ajo tha: “Edhe fëmijët që i nënshtrohen kimioterapisë kronike mund të kenë shqetësime, por mëlçia e tyre funksionon shumë mirë”.

Fjalët e saj të fundit për Malenën ishin prekëse: “Deri në momentin e fundit pata në duar një fëmijë si ëngjëll, si yll, gjendja e saj ishte perfekte”.

Së fundi, onkologia tha disa fjalë për Roula Pispirigou dhe Manos Daskalakis: “Prindërit e saj nuk më krijuan as përshtypjen më të vogël se i kishin bërë dicka fëmijës. Pres të dëshmoj para autoriteteve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA