Në grua u gjet e mbytur në Durrës pak pas mesditës së të premtes.

Trupi i pajetë u konstatua në det në hyrje të shëtitores bregdetare ”Taulantia” afër rrethimit të portit të Durrësit.

Policia ka mundur të identifikojë viktimën, një grua 58-vjeçare nga Tirana.

Kanë qenë qytetarë që kanë konstatuar trupin pa jetë që pluskonte në det, ndërkohë që në vendngjarje mbërriti policia dhe dy autoambulanca.

Pas nxjerrjes trupi është dërguar drejt morgut të spitalit rajonal të Durrësit, ndërsa në vendngjarje po vijojnë veprimet hetimore për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe identitetin e gruas.

Një çantë e kuqe grash që është gjetur në bordurën e betontë përgjatë shëtitores dyshohet se i përket të mbyturës dhe pritet të përshpejtojë procesin e identifikimit të saj.

Top Channel