Do shisnin fara kanabisi në Shijak, kapen dy të rinjtë nga Paskuqani
15/04/2022 13:54
Dy të rinj janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për kultivim droge.
Në pranga ranë M. T., 18 vjeç, banues në Dibër dhe E. E., 20 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, u gjetën dhe sekuestruan rreth 550 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy të rinjtë do t’i shisnin farat narkotike, në zonën e Maminasit, Shijak. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Top Channel