Do ndërpriten zgjedhjet për kryetar të degëve? Berisha: PD-në e drejton vetëm “Rithemelimi”, Alibeaj i ‘kapur’ nga Rama

15/04/2022 12:35

Në bashkëbisedimin me mediat, ish kryeministri Berisha komentoi platformën e Alibeajt për bashkimin e demokratëve. Berisha akuzoi sërish Alibeajn se me urdhër të Ramës përmes Bashës, refuzoi bashkimin duke paditur PD në gjykatë.

Ndër të tjera Berisha theksoi se kryetar i PD sot është vetëm një ‘Komisioni i Rithemelimit’ si grupim kolegjial, jo si individ, ndaj shtoi se nuk janë të pranueshme platforma që vijnë nga bashkëpunëtorë të Ramës.

Do i ndërprisni zgjedhjet e kryetarëve të degëve vetëm për bashkim?

Berisha: Pas vendimit të gjykatës së Tiranës, të shtyrë tre muaj ose më shumë, njeriun e parë që kam takuar dhe kam shtrirë dorën, ka qenë Alibeaj dhe Gaz Bardhi, u ula më së pari me ta, për të dhënë mesazhin e shkëputjes nga një periudhë jo normale e PD-së.

Njeriu që e krijoi u largua duke marrë përgjegjësitë, por kjo aferë gjeti refuzimin e zotit Alibeaj.Jo vetëm refuzoi ofertën, por i urdhëruar nga Edi Rama përmes Bashës, siç e shpreu vet në Shkodër Basha, paditi PD në Gjykatë.

Më lejoni tu bëj me dije se padia e tij është nul e void sepse nuk kanë qenë palë. Kodi parashikon se kush mund të paraqesi ankim ndaj një vendimi gjykate. Përveç kësaj, Alibeaj nuk ka asgjë tagër të firmosë një dokument, përveç për kohën që njihej si kr i gr parlamentar.

Basha dha dorëheqjen, kryetari aktual është vetëm një “Rithemelimi” si kolektiv dhe jo individ, që do të thotë, firmat e atyre së bashku, askush tjetër s’mund të firmosë në emër të PD-së. Me urdhër të Edi Ramës, institucionet janë të afta të bëjnë gjithçka. Për këtë arsye u detyrova t’i them Alibeajt se për ne nuk je më kryetar se ke ke bërë shkelje të rëndë,. Ke paditur në kundërshtim me ligjin PD-në. A mund të pretendojë të paraqesë një platformë bashkëpunëtori i Edi Ramës.

Top Channel