Berisha: Nuk injoroj asgjë, kam besim që shqiptarët do zgjedhin platformën tonë

15/04/2022 13:03

Ish kryeministri Sali Berisha tha se ka besim që shqiptarët do të zgjedhin platformën e opozitës, jo të qeverisë. I pyetur nëse do të kishte më shumë efektivitet për PD mbledhja e platformave, Berisha tha se nuk injoron asgjë pasi secili ka të drejtë të shprehë mendimin e tij.

Pyetje: Në një intervistë, Zingraf deklaroi se demokratët do të udhëhiqen nga një lider i orientuar nga e ardhmja dhe kërkoi të mos fokusohen tek individët, por përmbajtjet. Si e komentoni?

Berisha: Shumë e drejtë. Cila është platforma jonë, luftë me zero tolerancë ndaj krimit. Cila është platforma e qeverisë, legalizim i kanabisit. Ne kemi në platform luftën me korrupsionin. Ka 2 botë, 2 platforma.  Kam besim se shqiptarët do të zgjedhin platformën tonë.

Pyetje: Nuk do ishte efektive për PD që të mblidhnit platformat?

Berisha: Nuk injoroj asgjë, por ideja që të shndërrohet në parti grupin parlamentar është antidemokratike. Secili ka të drejtë të shprehë mendime, por partitë kanë forumet dhe instancat e tyre, ata që nuk njohin procesin e 6 marsit kanë probleme serioze me veten e tyre.

Pyetje: Një zgjidhje për ti afruar?

Berisha: E kam shprehur në mënyrë të përsëritur, cdo njeri është i lirë të thojë çdo gjë që do. Nëse ti padit PD duke e shpallur veten në emër të Gaz Bardhit kryetar i PD, kjo tejkalon çdo lloj limiti. Ky është veprim i papajtueshëm.

Top Channel