Tërhiqet në moshën 36-vjeçare atletja me më shumë medalje olimpike në të gjitha kohërat

14/04/2022 13:12

Allyson Felix, atletja më e dekoruar në të gjitha kohërat në Olimpiadë, do të tërhiqet nga sporti në fund të sezonit.

36-vjeçarja amerikane ka fituar 11 medalje olimpike, duke përfshirë shtatë të arta, si dhe 13 tituj botërorë. Ajo konkurroi në Olimpiadën e saj të pestë dhe të fundit në Tokio verën e kaluar.

“Në ëndrrat e mia më të çmendura nuk do ta kisha imagjinuar se do të kisha një karrierë si kjo,” – tha Felix. – “Kam shumë mirënjohje për këtë sport që më ka ndryshuar jetën, kam dhënë gjithçka për të vrapuar dhe për herë të parë nuk jam e sigurt nëse më ka mbetur diçka për të dhënë. Dua të them lamtumirë dhe falënderoj sportin dhe njerëzit që më kanë ndihmuar të ruaj formën në mënyrën e vetme që di si të isha para vrapimit të fundit.

Nëse më shihni në pistë këtë vit, shpresoj të ndaj një moment, një kujtim dhe vlerësimin tim me ju.”

Felix ka fituar katër medalje të arta olimpike në stafetën 4x400m, dy në stafetën 4x100m dhe një në 200m.

Në nëntor 2018, Felix lindi vajzën e saj, Camryn, me operacion cezarian në javën e 32-të të shtatzënisë për shkak të një problemi që mund t’u rrezikonte jetën të dyjave.

Rreth një vit më vonë, ajo u bë atletja më e suksesshme në historinë e Kampionatit Botëror kur mori dy medalje ari në stafetë në Doha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA