Nga trekëndëshi i Bermundës, Lulzim Basha përdori sot një tjetër etikim duke folur për ‘dinosaurë të tranzicionit’, duke shigjetuar Presidentin Ilir Meta, kreun e qeverisë Edi Rama si edhe ish-kryeministrin Edi Rama. “Ka një truk të vjetër, kur nuk ke zgjidhje, ofroji popullit cirk. Ajo që ndodh përditë nga goja e tre dinozaurëve, prodhojnë cirk, por nuk ofrojnë zgjidhje.”- tha Basha në një prononcim për mediat, jashtë parlamentit.
Lulzim Basha: Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme si mund të kesh një qeveri që i shërben njerëzve kur vjen nga vota të blera nga figura të krimit të organizuar. Duhet kërkuar zgjidhja. Ka një truk të vjetër, kur nuk ke zgjidhje, ofroji popullit cirk. Ajo që ndodh përditë nga goja e tre dinozaurëve, prodhojnë cirk, por nuk ofrojnë zgjidhje.
Besoj se ja kemi dalë me sukses në ofertat tona që nga ligji i dekriminalizimit te zgjedhjet. Është koha që kultura e vjetër politike e tranzicionit të marrë fund dhe nuk do të resht së bëri gjithçka, jo vetëm në krah të demokratëve.
Është përfshirë në një hapje plagësh, kjo duhet të marrë fund. Do vijoj sepse shqiptarët kanë besim tek një parti që tregon alternativë për njerëzit, por duhet t’i japim fund cirkut me thashetheme. E vetmja mënyrë është të ofrojmë një platformë modern pasi kanë dhënë diagnozën e problemit për të dalë nga kjo gjendje sepse do të vijë duke u përkeqësuar dhe është përgjegjësi e qeverisë që të mos lënë shqiptarët në mjerim të thelluar.
Top Channel