Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse janë përballur me “humbje të pariparueshme” që nga fillimi i pushtimit të tyre.
“A ju kujtohet sesi Rusia mburrej se do të pushtonte Kievin për 48 orë? Në 48 orë, që zgjatën për 48 ditë, ushtria ruse arriti një nivel humbjesh të pariparueshme më të larta se Bashkimi Sovjetik gjatë dhjetë viteve të luftës në Afganistan.” tha Zelensky, sipas BBC.
Plani i Rusisë për të sulmuar kryeqytetin ukrainas Kiev që në ditën e parë të luftës më 24 shkurt, u bllokua pasi trupat e saj pësuan humbje të mëdha.
Rrugët e qyteteve ukrainase tashmë janë mbushur me mjete ushtarake të shkatërruara ruse, ndërsa numri i ushtarëve të cilët kanë humbur jetën mbetet e lartë.
Forcat ruse tani janë tërhequr plotësisht nga kryeqyteti Kiev por tashmë po zhvendosen në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk
Top Channel