Trupi i një pensionisti britanik është gjetur në një kosh mbeturinash në Spanjë pasi ishte zhdukur rreth tre javë më parë.
Familjaret e Denis Walker kishin lëshuar një apel të dëshpëruar për ta gjetur të pasi u zhduk nga hoteli La Parilla në Albox më 24 mars.
Një hetim kishte nisur për 82-vjeçarin, deri në gjetjen e tij në qytetin juglindor të Arboleas.
Hetuesit thanë se nuk besojnë se vdekja e tij erdhi nga shkaqe natyrale, por deri në këtë pikë nuk ka asgjë që të tregojë se ishte viktima e një krimi.
Zoti Walker vuante nga demenca, njoftonte më herët bija e tij Joanne në një postim.
“Ai nuk largohet nga vendi i tij dhe është i kënaqur të rrijë në bar për të kaluar ditën”, shkruante ajo më 1 prill.
Një zëdhënës i Gardës Civile spanjolle në Almeria tha: “Konfirmojmë se trupi i një britaniku, i cili ishte shpallur i humbur muajin e kaluar është gjetur të hënën në bashkinë e Arboleas.
“Hetimet për rrethanat e vdekjes së tij vijojnë”, shtoi ai.
Top Channel