15/11 10:33
Monika Kryemadhi, në një bisedë mes vajzash në emisionin “Goca dhe Gra” foli për jetën e saj private dhe marrëdhënien me bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta.
E pyetur se çfarë nuk pëlqen tek, fillimisht tha se “urren që është maskilist”, ndërsa shtoi se acaron rrëmuja që bën me rrobat në shtëpi.
“I lë të gjithë aty njëra mbi tjetrën. Është njeri që që bën shumë sport, del për ecje dhe thotë po i lë këtu, do i vesh pastaj pasdite prapë dhe ato bëhen të gjitha palë”, thotë Kryemadhi.
Ndërsa te veçoritë që pëlqen te Meta, ajo thotë: “Nuk më ka kërkuar kurrë llogari gjithë këto vite, p.sh. pse është shtëpia rrëmujë…”
Top Channel