Një shfaqje ujore me delfinë mori një kthesë të keqe kur një stërvitëse u sulmua prej tyre para fëmijëve e familjarëve të tmerruar në impjantin Miami Seaquarium në SHBA.
Spektatorët e tmerruar panë sesi delfini u kthye nga stërvitësja e tij që përfundoi e zhytur në ujë.
Pamjet video tregonin momentin kur delfini Sundance doli jashtë kontrolli dhe sulmoi gruan me të cilën po notonte në Miami Seaquarium.
Delfini 23-vjeçar shihet që devijon nga koreografia e përcaktuar dhe sulmon brutalisht stërvitësen.
Forografja Shannon Carpenter shpërndau imazhet në rrjetet sociale TikTok në të cilat shihet sesi dy performuesit arrijnë të shpëtojnë duke dalë nga pishina.
Audienca shikonte e tmerruar sesi delfini godiste me kokë stërvitësen, ndërsa e shtynte gruan që tentonte të arrinte daljen nga pishina.
Vajza e tronditur arrin të shpëtojë dhe më pas ndihmohet nga anëtarë të tjerë të stafit.
Ajo u mor më pas me një ambulancë për t’u dërguar në spital.
Sulmet e delfinëve ndaj njerëzve janë shumë të rralla, dhe ka vetëm një rast të regjistruar të një delfini “hundëshishe” që ka vrarë një qenie njerëzore.
Top Channel