Laçi kalon në finale, kampionët në fuqi me objektiv mbijetesën

13/04/2022 21:44

Laçi dhe Teuta e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, ndërsa ata që në fund festuan ishin kurbinasit falë triumfit në takimin e parë me rezultatin 1-2 duke shkuar në finalen e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Shqipëri.

Sa i takon kronikës së ndeshjes, ajo nisi në malore për Laçin teksa u ndëshkuan në minutën e 16. Një gafë e mbrojtësit Velkoski rezultoi vendimtare me Rubin Hebaj që nuk fali përballë Dajsinanit. Megjithatë, kurbinasit provuan të reagonin me shpejtësi, ndërsa goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 44-të me anë të Adeleke.

Ky i fundit lëvizi bukur në zonë, teksa shfrytëzoi edhe një gabim të Todorovskit. Sa i takon pjesës së dytë, Laçi ishte më superior duke e kërkuar me ngulm golin falë edhe aftësive të Guindo, megjithatë nuk pati më ndryshim rezultati dhe kurbinasit festuan arritjen në finale.

Kështu, Laçi bëhet e para skuadër finaliste e këtij edicioni teksa rikthehen në finalen e këtij trofeu pas katër vitesh mungesë ndërsa presin fituesen e çiftit Vllaznia-Partizani. Kurbinasit e kanë fituar këtë trofe dy herë gjatë historisë së tyre, ndërkohë për herë të fundit ishin në finale sezonin 2017-2018, kur u mposhtën ndaj Skënderbeut me rezultatin 0-1. Gjithsesi, këtë herë ekipi i drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro do të shpresojë në një tjetër përfundim.

Laçi -Teuta 1-1 (Adeleke 43′ / Hebaj 16′)

Kronika e ndeshjes:

90+5′ Mbyllet ndeshja, Laçi arrin finalen e Kupës së Shqipërisë duke eliminuar Teutën

84′ Shfaqet Teuta, L.Vila gjen mundësinë për të goditur brenda zonës mirëpo topi përfundon shumë larg kuadratit të Dajsinanit

83′ Sërish në sulm Laçi, Deliu godet portën e Qirkos por nuk ka forcën e duhur për të bërë dëm

71′ Guindo në zonën e Teutës lëviz mirë, por nëse në tentativën e parë bllokohet, në të dytën nuk ka saktësinë e duhur

68′ Adeleke shfaqet në zonën e durrsakëve dhe pretendon për një penallti pas kontaktit me Ivanovic, por gjyqtari Cjapi e ndëshkon për simulim

67′ Mundësi për Teutën pas kombinimit Gruda-L.Vila, por në fund sulmuesi anësor bllokohet dhe nuk ia del të kërcënojë portën e Dajsinanit

65’ – Pas një rrëmuje në zonë, topi shkon te Adeleke, që kthen menjëherë drejt portës, por grushton Qirko, duke e dërguar mbi traversë. Shpëton sërish Teuta.

48’ – Pranë golit të avantazhit Laçi. Guindo shërbehet mirë në zonë dhe gjuan i vetëm përballë Qirkos, por gardiani durrsak grushton në këndore.

44’ – Goooool. Barazon rezultatin Laçi. Adeleke përfiton nga një gabim i rëndë i Todorovskit, që nuk largon topin dhe pasi lëviz mirë brenda zonës, mposht portierin Qirko me një goditje perfekte.

22’ – Julian Shehu hyn mirë në zonën durrsake, por del shpejt portieri Qirko, që i bllokon goditjen dhe fiton edhe një faull.

16’ – Goooool. Zhbllokohet sfida në Laç dhe është Teuta që kalon në avantazh. Një garë e rëndë e mbrojtësit Velkovski, që largon keq një top, bën që të përfitojnë durrsakët dhe të dërgojnë topin te Hebaj, që me portën bosh, dërgon sferën në rrjetë. Teuta në avantazh dhe barazohet rezultati i përgjithshëm.

9’ – Ujka rrotullohet mirë mbi vijën e zonës dhe lëshon një goditje të bukur me të majtën, por fluturon Pano Qirko që dërgon topin në këndore, duke shpëtuar portën e tij.

– Starton sfida me kurbinasit që shqelmojnë topin e parë

Formacionet zyrtare:
Laçi (4-3-3): Dajsinani; Roganoviç, Ignjatoviç, Velkoski, Ziko; Shehu, Deliu, Ujka; Velija, Guindo, Adeleke
Teuta (4-2-3-1): Qirko; Todorovski, Jazxhi, Ivanoviç, Kotobelli; Aleksi, Beqja; E. Vila, Hyka, L. Vila; Hebaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA