I shkarkuar menjëherë pas humbjes ndaj Tiranës, Thomas Brdariç po shijon pushimet pranë familjes në Gjermani, por sigurisht pa lënë mënjanë edhe zhvillimet në futbollin shqiptar, ku qëndroi për më shumë se një vit e gjysmë në pankinën e Vllaznisë.
Në prag të gjysmëfinales së kthimit ndaj Partizanit në “Loro Boriçi”, tekniku gjerman mendoi t’u bëjë një surprizë të bukur fansave shkodranë, pasi ka postuar një foto të tijën bashkë me të birin, kur të dy ishin pjesë e Vllaznisë.
“Fat të mbarë Vllaznisë në gjysmëfinale”, ka shkruar Brdariç në Instagram, duke konfirmuar edhe njëherë lidhjen e fortë të tij me klubin kuqeblu.
Vllaznia dhe Partizani u ndanë në barazim pa gola në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”, teksa sonte në orën 17:45 do të përballen në “Loro Boriçi” për të caktuar finalisten e Kupës së Shqipërisë.
Top Channel