Pas publikimit të raportit të DASH, reagoi edhe ambasada amerikane në Tiranë, ngjashëm me qëndrimin e sekretarit Blinken.

Por njoftimi i ambasadës, përveç komentit mbi raportin shumë kritik ndaj Shqipërisë për mosndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar, duket sikur ia kthen flakë për flakë Sali Berishës, i cili akuzoi së fundmi ambasadoren Yuri Kim, se po ndikonte personalisht ne vendimet e gjykatës për çështjen e Partisë Demokratike.

Në postimin e shpërndarë nga ambasada amerikane në Tiranë thuhet se “Shqipëria duhet të ketë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni.

Shtete e Bashkuara mbështesin me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar & krimit të organizuar, & forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA