Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha është përfshirë në debat me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj gjatë mbledhjes së sotme.
Berisha kërkoi dorëheqjen e Alibeajt nga drejtimi i grupit, duke theksuar se ka humbur besimin e demokratëve.
Berisha: Përbashkimi i PD ka patur vështirësi por ekziston një vullnet i gjerë si në bazë si te deputetët për t’u bashkuar dhe për të zhbërë përçarjen, por po ju them në këtë kontekst u shpreh publikisht se në PD pranojmë kryetarin e grupit edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por nëse njeri dha dorëheqjen iku si pasojë një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse për shembull. Unë e kam mohuar vetë por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tager Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë. Ke humbur besimin tonë, çove PD në gjykatë.
Top Channel