Vizita e kryeparlamentarit italian/ Roberto Fico pritet edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj

12/04/2022 15:31

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti dje në takim Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico, me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe agjenda e Javës së Kulturës Italiane në Tiranë.

Veliaj vuri theksin edhe tek miqësia vëllazërore mes dy popujve.

Veliaj: Ju ishit të parët që hapët zemrën dhe derën për shumë emigrantë shqiptarë. Ata sot kanë krijuar familje, biznese, janë integruar dhe ndonjëherë janë bërë edhe më italianë se italianët, pasi Italia është kthyer në shtëpinë e tyre të dytë. Sot, në këto kohë të vështira ku po jetojmë, po bëhet shumë e rëndësishme të kuptojmë se cilët janë miqtë tanë. Kur shikon se çfarë po ndodh në Ukrainë me sulmin rus, jemi shumë mirënjohës që kemi fqinj Italinë. Një Itali, e cila na ka ndihmuar në ditët e vështira dhe me të cilët po rritemi bashkë në këto ditë të mira”, tha Veliaj. 

Në shenjë mirënjohje, kreu i bashkisë i dhuroi Kryetarit të Dhomës së Deputetëve “Çelësin e Tiranës”

Fico Ne jemi dy popuj miq. E vlerësoj punën që ju bëni këtu në Shqipëri, dhe vlerësoj edhe shqiptarët që janë në vendin tonë. Sot janë më shumë se 700 mijë, dhe janë plotësisht të integruar. Për ne janë vëllezër të vërtetë. Unë di edhe për punën tuaj këtu në Tiranë, është një punë shumë e rëndësishme, profesionale, dhe urime që këtë vit jeni Kryeqyteti Europian i Rinisë, falë edhe nismave të rëndësishme që realizoni.

Po sot është përuruar në Tiranë Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. E ndërtuar në një hapësirë të vënë në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, me ndihmën e Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile do të përmirësojë koordinimin dhe komunikimin e strukturave të Sistemit të Mbrojtjes Civile në rastet e Emergjencave Civile.

Top Channel