Të shtëna me armë janë regjistruar këtë të martë në stacionin e metrosë në Brooklyn, në New York.
Mediat raportojnë se të paktën 13 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa personi i dyshuar se hapi zjarr është ende në arrati. Dëshmitarët thanë se autori i dyshuar mbante një maskë antigaz.
⚠️🇺🇸#URGENT: Several people shot and multiple explosives found at New York City subway station#Brooklyn l #NY
Police confirm explosive devices are present at the 36th Street station. Several people are down. Trains are being halted.
More information as it becomes available! pic.twitter.com/9HFIY2SSOP— Intel Point ALERT (@IntelPointAlert) April 12, 2022
Zjarrfikësit dolën në rrugën afër metrosë pas raportimeve për zjarr dhe gjetën se disa persona ishin qëlluar dhe po ashtu gjetën pajisje të pashpërthyer, tha zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve në Nju Jork.
Një fotografi e postuar në rrjete sociale tregon njerëz që ndihmonin pasagjerët e gjakosur të cilët ishin të shtrirë në stacionin e metrosë.
“Derisa të mbledhim më shumë informacione, u bëjmë thirrje njujorkezëve që të qëndrojnë larg kësaj zone për sigurinë e tyre dhe në mënyrë që zyrtarët të mund të ndihmojnë ata që kanë nevojë dhe të hetojnë rastin”, shkroi në Twitter Fabrien Levy, zëdhënësi i kryebashkiakut të Nju Jorkut.
Top Channel