“E kam marrë në telefon, s’ma ka hapur”, Balla për largimin e Koçekut: Duhet të njoftonte zyrtarisht, një ditë pasi mori medaljen tha “s’dua të vi në punë”
Pas mbledhjes në PD, Edi Paloka ka folur para mediave duke thënë se kanë kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeaj nga posti i kryetarit të grupit parlamentar duke qenë se ka kryer emërime pa pyetur askënd.
Sipas Palokës, nuk duhet të rrëzohet vendimi i Kuvendit të 11 dhjetorit ndërsa theksoi se në Kuvendin e 30 prillit do të zgjidhen të gjitha organet drejtuese.
Paloka: Fryma e grupit është e kundërta, është vetëm një grup prej 2-3 deputetësh që ndjekin axhendën Basha Rama.
Si do e shkarkoni Alibeajn?
Paloka: Edhe në statutin që ka qenë, nënkryetari i partisë është dhe kryetari i grupit parlamentar. Më 30 prill do të zgjidhen të gjitha organet drejtuese. Është Alibeaj që e ka sjellë situatën në këtë pikë, jo vetëm po ecet me axhendën që nuk është e PD por janë kryer veprime që mund të jenë banale dhe tregojnë mentalitetin se si po ecën ky grup i vogël. Pa asnjë tagër, Alibeaj ka bërë këtë javë një numër të madh emërimesh në kokë të tij pa pyetur askënd.
Këto më duken si banalitete që tregojnë realitetin dhe nuk i shërbejnë interesit të askujt. Nuk ka asnjë logjikë që të rrëzohet vendimi i mbi 4000 e ca delegatëve të PD. Vendimin e kanë marrë anëtarët. Ne do të ndjekim të gjitha hallkat e aspektit ligjor. Ne nuk përjashtojmë njeri. Kur ndjek axhendën e Ramës, nuk mund të bësh axhendën e Ramës me PD. Është Kuvendi i PD që vendos çdo gjë.
Top Channel