Pas fitores së “Big Brother VIP 5”, Selin shpërthen në lot teksa takohet me mamanë, ja ç’ndodhi në prapaskenë Pak momente përpara se kryeministri Edi Rama të shtrëngonte duart me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, në Tiranë sapo kishte mbërritur telegrami amerikan i radhës, me motivacionin “persona të cilët kërcënojnë stabilitetin e rajonit përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese.
Për këtë zhvillim të pritshëm prej kohës nga ku ish deputeti PDIUS-s Aqif Rakipi dhe biznesmeni dhe pronari RTV Ora Neës Ylli Ndroqi u sanksionuan nga Departamenti Thesarit, kryeministri nga Berlini nuk e komentoi gjatë apo të hynte në detaje, kur u pyet se në zgjedhjet e 25 Prillit la jashtë zonës së sigurt tre kandidatë socialist, ndërkohë fitues doli Ornaldo Rakipi babait të cilit Aqif Rakipi të hënën u shpall NonGrata.
“Tani, të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatin e Partisë Socialiste në Tiranë më duket pak e sforcuar kështu që kalojmë te pyetja tjetër”, tha Rama.
Për Sali Berishën e Hëna, ishte njësoj sikur të përmendje litarin në shtëpinë e të varurit.
Megjithatë Berisha i cili, bashkë me familjen u shkallën NonGrata nga vetë sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken Majin e 2021, nuk nguroi të komente për Rapikin dhe Ndroqin të cilët i shoqëroi i njëjti fat me të, por me keq akoma. Përveç një Nongrate me karakter politik si ajo e Berishës, mbi Rakipin dhe Ndroqin rëndon barra e sanksioneve ekonomike.
“Unë po vij direkt nga parlamenti dhe kam marrë disa herë fjalën në parlament dhe nuk kam parë shumë se çfarë ka ndodhur, lajmin e mora vesh por duhet të lexoja nja dy gjëra më tepër, edhe nëse do të kisha lexuar komentet duhet ti bëjnë dy zotërinjtë. Lobim i pastër korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës”, tha Berisha.
Pas hezitimit të Ramës për të folur për këtë temë, sikletit të Berishës, më komodi u shfaq Lulzim Basha i cili të vetmen fitore politike kur drejtonte PD kishte udhëheqjen e betejës së Dekriminalizimit.
“Koha na dha prapë të drejtë! Kriza në të cilën ndodhet sot Shqipëria, është pasojë e shkatërrimit të institucioneve demokratike dhe të procesit zgjedhor. Këtë duhet ta kishin bërë organet ligj-zbatuese shqiptare, ai është një lajm i mirë që partneri ynë strategjik SHBA është fokusuar në luftën kundër korrupsionit që po minon demokracinë dhe po shkatërron mirëqenien e shqiptarëve”, tha Basha.
Nga dy të sanksionuarit prej thesarit amerikan, i vetmi që ka komentuar është biznesmeni dhe pronari RTV Ora Neës Ylli Ndroqi.
“Ky vendim është marrë mbi bazën e informacioneve të gabuara, duke besuar fort në drejtësinë e vendimmarrjes së institucioneve të SHBA, do të përdor të drejtën time për të kërkuar heqjen e emrit nga lista duke vënë në dispozicion të autoriteteve çdo informacion që ato të kenë nevojë”, sipas Ylli Ndroqit.
Top Channel