Pak momente përpara se kryeministri Edi Rama të shtrëngonte duart me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, në Tiranë sapo kishte mbërritur telegrami amerikan i radhës, me motivacionin “persona të cilët kërcënojnë stabilitetin e rajonit përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese.
Për këtë zhvillim të pritshëm prej kohës nga ku ish deputeti PDIUS-s Aqif Rakipi dhe biznesmeni dhe pronari RTV Ora Neës Ylli Ndroqi u sanksionuan nga Departamenti Thesarit, kryeministri nga Berlini nuk e komentoi gjatë apo të hynte në detaje, kur u pyet se në zgjedhjet e 25 Prillit la jashtë zonës së sigurt tre kandidatë socialist, ndërkohë fitues doli Ornaldo Rakipi babait të cilit Aqif Rakipi të hënën u shpall NonGrata.
“Tani, të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatin e Partisë Socialiste në Tiranë më duket pak e sforcuar kështu që kalojmë te pyetja tjetër”, tha Rama.
Për Sali Berishën e Hëna, ishte njësoj sikur të përmendje litarin në shtëpinë e të varurit.
Megjithatë Berisha i cili, bashkë me familjen u shkallën NonGrata nga vetë sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken Majin e 2021, nuk nguroi të komente për Rapikin dhe Ndroqin të cilët i shoqëroi i njëjti fat me të, por me keq akoma. Përveç një Nongrate me karakter politik si ajo e Berishës, mbi Rakipin dhe Ndroqin rëndon barra e sanksioneve ekonomike.
“Unë po vij direkt nga parlamenti dhe kam marrë disa herë fjalën në parlament dhe nuk kam parë shumë se çfarë ka ndodhur, lajmin e mora vesh por duhet të lexoja nja dy gjëra më tepër, edhe nëse do të kisha lexuar komentet duhet ti bëjnë dy zotërinjtë. Lobim i pastër korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës”, tha Berisha.
Pas hezitimit të Ramës për të folur për këtë temë, sikletit të Berishës, më komodi u shfaq Lulzim Basha i cili të vetmen fitore politike kur drejtonte PD kishte udhëheqjen e betejës së Dekriminalizimit.
“Koha na dha prapë të drejtë! Kriza në të cilën ndodhet sot Shqipëria, është pasojë e shkatërrimit të institucioneve demokratike dhe të procesit zgjedhor. Këtë duhet ta kishin bërë organet ligj-zbatuese shqiptare, ai është një lajm i mirë që partneri ynë strategjik SHBA është fokusuar në luftën kundër korrupsionit që po minon demokracinë dhe po shkatërron mirëqenien e shqiptarëve”, tha Basha.
Nga dy të sanksionuarit prej thesarit amerikan, i vetmi që ka komentuar është biznesmeni dhe pronari RTV Ora Neës Ylli Ndroqi.
“Ky vendim është marrë mbi bazën e informacioneve të gabuara, duke besuar fort në drejtësinë e vendimmarrjes së institucioneve të SHBA, do të përdor të drejtën time për të kërkuar heqjen e emrit nga lista duke vënë në dispozicion të autoriteteve çdo informacion që ato të kenë nevojë”, sipas Ylli Ndroqit.
Top Channel