24/11 15:21
Pothuajse 100,000 refugjatë ukrainas janë zhvendosur në rajonet e Rusisë lindore.
Sipas The Indenpendent, Kremlini urdhëroi që 95,739 civilë nga rajonet Donetsk dhe Luhansk të zhvendosen mijëra milje larg shtëpive të tyre në zona duke përfshirë Siberinë dhe Rrethin Arktik në Rusi muajin e kaluar.
Në një dekret, të parë nga The Independent, Moska tha se “aprovoi shpërndarjen” e qytetarëve.
Raporti i fundit vjen pasi ambasada amerikane në Kiev pretendoi se forcat ruse po largonin mijëra fëmijë ukrainas dhe po i çonin në Rusi.
Muajin e kaluar, ambasada shkroi në Twitter se 2,389 fëmijë ukrainas nga Donetsk dhe Luhansk ishin larguar në mënyrë ilegale, duke cituar Ministrinë e Jashtme të Ukrainës.
Top Channel