Kunata e 61-vjeçarit që vrau nusen dhe u var në pemë ka folur para mediave për problemet në familje duke treguar se babai e kishte paralajmëruar ngjarjen e rëndë në familje.
Sipas saj, 61-vjeçari Xhevair Hoxha që vrau nusen me thikë i thoshte të birit që të mos e mbante në shtëpi ndërsa shpesh ia bënte të ditur se do t’i vriste që të dy.
Kunata: Kanë qenë shumë të mirë. Vjehrra e donte. Merushja punonte në një serë të vogël aty para shtëpisë. Kishin nja 1 vit që duheshin. Kishte 3 fëmijë ajo, i kishte lënë tek e ëma. Ai ishte shumë në rregull, punonte. Nuk ishte dakord me djalin.
Ai i thoshte mos e mbaj në shtëpi se nuk e dua. I kishte thënë djalit gjithmonë, do vras ty e atë dhe do të vetëvarem. Ziheshin shpesh për shkak të nuses. Të gjithë punonin e bënin. Djali ka qenë me zetor duke punuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në fshatin Vidhishtë të Roskovecit.
Viktima, Merushe Hazizi ka pasur një lidhje tjetër martesore më parë, nga e cila solli në jetë 3 fëmijë të cilët i mban burri i parë. Kjo mendohet se ka qenë arsyeja e refuzimit të kësaj martese nga babai i djalit, Xhevair Hoxha.
Top Channel