Pak momente përpara se kryeministri Edi Rama të shtrëngonte duart me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, në Tiranë sapo kishte mbërritur telegrami amerikan i radhës,  me mbishkrimin NonGrata.

Për këtë zhvillim të pritshëm prej kohës nga ku ish deputeti PDIUS-s Aqif Rakipi dhe biznesmeni dhe pronari RTV Ora News Ylli Ndroqi u sanksionuan nga Departamenti Thesarit, kryeministri nga Berlini nuk e komentoi gjatë apo të hynte në detaje, kur u pyet se në zgjedhjet e 25 Prillit la jashtë zonës së sigurt tre kandidatë socialist,  ndërkohë fitues doli Ornaldo Rakipi babait të cilit Aqif Rakipi të hënën u shpall Non-grata.

Edi Rama: Tani, të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatin e Partisë Socialiste në Tiranë më duket pak e sforcuar kështu që kalojmë te pyetja tjetër.

Për Sali Berishën e hëna, ishte njësoj sikur të përmendje litarin në shtëpinë e të varurit.

Megjithatë Berisha i cili,  bashkë me familjen u shkallën non-grata nga vetë sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken Majin e 2021, nuk nguroi të komente për Rapikin dhe Ndroqin të cilët i shoqëroi i njëjti fat me të por me keq akoma. Përveç një nongrate me karakter politik mbi vete ata duhet të mbajnë edhe barrën e sanksioneve ekonomike.

Berisha dje në Top News: Unë po vij direkt nga parlamenti dhe kam marrë disa herë fjalën në parlament dhe nuk kam parë shumë se çfarë ka ndodhur, lajmin e mora vesh por duhet të lexoja nja dy gjëra më tepër, edhe nëse do të kisha lexuar komentet duhet ti bëjnë dy zotërinjtë. Lobim i pastër korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës.

Nga dy të shpallurit e fundit Non-grata, i vetmi që ka komentuar është biznesmeni dhe pronari RTV Ora News Ylli Ndroqi i cili thotë se “ky vendim është marrë mbi bazën e informacioneve të gabuara, duke besuar fort në drejtësinë e vendimmarrjes së institucioneve të SHBA, do të përdor të drejtën time për të kërkuar heqjen e emrit nga lista duke vënë në dispozicion të autoriteteve çdo informacion që ato të kenë nevojë”.

Top Channel